Arifi në hall me realizimin e projekteve / Kërkon nga Kosova 2 milion eurot e parapara për Luginën

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se 2 milionë euro që kishte ndarë Qeveria e Kosovës për Luginën, ende nuk janë transferuar.


Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, në projektligjin për buxhetin e vitit 2022 ka paraparë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës. 

“Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës, në shumë prej 2 milionë euro.” pati shkruar në njoftimin e publikuar në facebook, kryeministri Albin Kurti. 

Edhe pse në njoftimin për përkrahjen financiare prej 2 milion eurove, Kurti ka sqaruar që do të ndahen për të tri komunat me popullatë shqiptare në jug të Serbisë duke mos përmenden mënyrën e ndarjes nëpër komuna, Arifi ka prezentuar një plan investimesh prej 950000 euro.

“Projektet e planifikuara si mëposhtë, do të adresojnë nevojat më elementare të banorëve preshevarë dhe janë paraparë të realizohen me mjetet e dedikuara nga Qeveria e Kosovës.” ka shkruar Arifi mes tjerash në facebook, duke promovuar projektet “Parku Qëndror në Preshevë: 340000€”; “Renovimi i Shkollës në Rahovicë: 340000€”; dhe “Ujësjellsi në fshatin Norçë: 270000€”. 

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Arifit të publikuar në faqen e tij në rrjetin shoqëror facebook:

2 milio eurot e parapara për Luginën nga Qeveria e Kosovës për vitin 2022, ende të patransferuara në buxhetet e komunave shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Kjo situatë aktuale përveç është shqetësuese, do të vështirësoj gjithashtu dhe realizimin e 2 milion eurove për pesë muajt e mbetur të vitit.

Vonesa e transferit të mjeteve shkakton vështirësi edhe në realizimin e projekteve për këtë vit, rrjedhimisht të detyruar projektet do të duhet të shtyhen për vitin e ardhshëm; gjë që i dëshpëron qytetarët.

Projektet e planifikuara si mëposhtë, do të adresojnë nevojat më elementare të banorëve preshevarë dhe janë paraparë të realizohen me mjetet e dedikuara nga Qeveria e Kosovës.

Duhet theksuar se raportet mes Qeverisë së Kosovës dhe udhëheqjes lokale në Preshevë, nuk janë aspak të mira që nga shkarkimi i Ardita Sinanit nga pozita e kryetares së Preshevës, si pasojë e akuzave të kryetarit Arifi ndaj ministrave dhe qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Që nga muaji prill, nga kur Shqiprim Arifi udhëheqë me Komunën e Preshevës nuk ka arritur të takohet me asnjë përfaqësues institucional të Republikës së Kosovës, si pasojë e raporteve jo që mira të krijuar së fundmi.   

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin