Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u qëllua me armë zjarri gjatë një fjalimi elektoral në qytetin Nara.
Sipas disa raporteve, Radio Europa e Lirë shkruan se sulmuesi i tij i dyshuar u arrestua.
Ish-guvernatori i Tokios, Yoichi Masuzoe, tha në një postim në Twitter se 67-vjeçari, është në një gjendje të arrestit kardiopulmonar.
Termi në Japoni përdoret shpesh përpara se të konfirmohet zyrtarisht vdekja.
“Cilado qoftë arsyeja, një akt i tillë barbar nuk mund të tolerohet kurrë dhe ne e dënojmë ashpër atë”, tha sekretari i kabinetit japonez, Hirokazu Matsuno.
Abe po mbante një fjalim për një kandidat zgjedhor në Nara kur ndodhi sulmi. Ai ka thyer rekordet si kryeministri më jetëgjatë i Japonisë.
Ka shërbyer për një vit më 2006 dhe më pas përsëri nga viti 2012 deri më 2020, kur ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore.
Abe është pasuar nga aleati i tij i ngushtë i partisë, Yoshihide Suga, i cili më vonë është zëvendësuar nga Fumio Kishida.
Incidentet me armë zjarri janë të rralla në Japoni. Armët e dorës atje janë të ndaluara, ndaj ky atentat ka tronditur qytetarët.