APN PUBLIKISHT FTON PARTITË POLITIKE SHQIPTARE TË LUGINËS PËR NJË TAKIM RRETH ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE

Alternativa për Ndryshime përmes faqes së këtij subjekti ka ftuar partitë politike në Luginën e Preshevës për të biseduar rreth bashkimit në një listë të përbashkët shqiptare në zgjedhjet parlamentare. 


Përmes një postimi në faqen e partisë në rrjetin shoqëror facebook, Alternativa për Ndryshim ka ftuar publikisht të gjitha partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës, për një takim në funksion të unitetit politik dhe krijimin e një liste të vetme shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Sipas APN-së, është e rëndësishme të qëndrojnë bashkarisht dhe të unifikuar shqiptarët në një listë të përbashkët dhe të vetme duke respektuar Marrëveshjen e Tiranës të nënshkruar në vitin 2020.

Edhe pse Arifi, kryetari i APN-së, në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës së Preshevës në deklarimet e veta ka akuzuar deputetin e deritanishëm në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryesia e APN-së, fton të gjitha subjektet politike të bashkohen në diskutim për një listë të përbashkët.

Në vazdhim ftesën e plotë të kryesisë së APN-së, të publikuar në faqen e kësaj partie në facebook:

Ftesë publike!

Pavarësisht kundërthënieve dhe pozicioneve me ideologji dhe qasje të ndryshme politike dhe përtej dallimeve tona, jemi të obliguar për hirë të qytetarëve tanë, të shqiptarëve dhe Shqiptarisë në përgjithësi, të qëndrojmë bashkë, NJËZËRI!

Jemi të vetëdijshëm se kontradiktat në mes vete gjithmonë kanë rezultuar në destabilizim dhe antiprogres!
Nisur nga kjo dhe nga përgjegjësia që kemi si ideator kryesorë të marrëveshjes së Tiranës 2020, dhe në akordim me vendimin e kryesisë së ALTERNATIVËS të datës 13.02.2022, si dhe duke u mbështetur në plotni në Marrëveshjen e Tiranës së vitit 2020, të cilën e kemi filluar se bashku me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, nën patronazhin e Kryeministrisë, kemi detyrimin moral e politik, që këtë pakt të nënshkruar nga të gjithë ne, ta rikonfirmojmë edhe në këto zgjedhje që i kemi para nesh.

Andaj, i bëjmë ftesë të gjitha partive politike shqiptare në Luginë PVD, PD, PDSH, LR, LPD dhe UDSH për takimin e radhës së subjekteve politike shqiptare të Luginës, për të rikonfirmuar edhe njëherë standardin dhe unitetin e Marrëveshjes së Tiranës 2020.

Takimi do mbahet në të njejtin format të mbledhjes së vitit 2020, në të njëjtin ambient – Enylux Residence, ditën e shtunën, nga ora 14:00.

Me shpresën që kjo tryezë të jetë e suksesshme dhe të ketë prioritet objektivat tona kombëtare.

Me respekt,
Kryesia e ALTERNATIVËS për Ndryshim

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”