SHAIP KAMBERI PËRFUNDON MANDATIN SI DEPUTET

Shaip Kamberi ka paralajmëruar  përfundimin e madatit si deputet në Parlamentin e Serbisë, njëherit edhe si shef i gurpit parlamentar “Lugina Bashkuar – SDA Sanxhak”.
 

 
Lajmin për përfundimin e madatit e ka publikar ai vet përmes një postimi në faqen e tij në facebook. 
Kjo është legjislatura e vetme në histori gjatë së cilës përfaqësuesit shqiptar janë përfaqësuar me grup parlamentar, dhe se një deputet shqiptar ka udhëhequr me një grup parlamentar. Në këtë legjislaturë shqiptarët janë përfaqësuar me tre deputetë, derisa së bashku me tre deputetë të komunitetit boshnjak të Sanxhakut kanë krijuar grupin e përbashkët parlamentar “Lugina Bashkuar – SDA Sanxhak”, të cilin e ka udhëhequr deputeti Shaip Kamberi, njëherit kryetari i PVD-së.  
 
Ai ka shkruar se dje ka përfunduar mandatin si deputet për këtë legjislaturë dyvjeçare, së bashku me kolegët e Grupit parlamentar “Lugina Bashkuar – SDA Sanxhak”, grupi i vetëm opozitar me vetëm 6 deputetë në Parlamentin e Republikës së Serbisë, i cili ishte kundër 244 deputetëve të shumicës parlamentare që ishin përfaqësues të partisë së Aleksandër Vuçiq.
 
Kambri ka treguar se do të vazhdojë veprimtarinë si deputet shqiptar, duke shkruar në fund të postimit Vazhdojmë.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak