Atmosfera parazgjedhore në komunën e Bujanocit po krijon edhe rrethena të reja polikite në Bujanoc.
Dega e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, e cila udhëheqet nga Arbër Pajaziti, sot ka njoftuar se është bashkuar me Lëvizjen për Bujanocin të Driton Rexhepit dhe Unionin Demokratik Shqiptar në Bujanoc.
Lajmin për bashkimin e tri partive në zgjedhjet lokale e ka publikuar Arbër Pajaziti, kryetar i APN-së, përmes rrjetit shoqëror facebook.
Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Pajazitit të facebook:
Me Dritonin dhe Ademin nga sonte i vëmë themelet e bashkëpunimit i cili do të na shpie drejt një fitoreje të sigurt në proceset e ardhshme politike.
Bashkëpunimi: Altrerantiva për Ndryshim, Lëvizja për Bujanocin dhe Unioni Demokratik Shqiptar po zyrtarizohet me qëllim që qytetarëve tanë t’ja sellim nrdryshimin e shumpritur.
Tash e tutje, do të veprojmë si një organizim i cili pas 2 qershorit do të bartë peshën e udhëheqjes me Bujanocin.
Pas fillimit të procedurave parazgjedhore, këtë bashkëpunim do ta ngrisim në koalicion i cili do të ketë një emër dhe një sllogan, nën flamurin e së cilit do të triumfojmë.
Për shqiptarët e Bujanocit po shënohet një faqe e re e historisë e cila është parathënie e një libri në ardhje të suksesit.
Po bindemi nga dita në ditë, se në faqet e kësaj historie të re po nxënë vend shumë djem e vajza, burra e gra, të rinj e të moshuar, të cilët ja donë të mirën këtij vendi.
Si ne, ashtu edhe ata, e kanë të qartë se KA ARDHUR KOHA…
Dy qershori nuk është larg.
Na priftë e mbara!
Të gjitha informacionet në lidhje me Zgjedhjet lokale në Luginë mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin ZGJEDHJET LOKALE 2024.