Presidenti francez, Emmanuel Macron është shprehur se një fjalim gjatë ditës së sotme se “ekziston rreziku që Evropa jonë mund të vdesë”.
Sipas mediave të huaja, presidenti francez e quajti luftën në Ukrainë “rrezikun kryesor për sigurinë evropiane”.
Ai shton se kushti kryesor për paqen në Evropë është që “Rusia të mos e fitojë këtë luftë agresioni”.
Duke folur nga Universiteti i Sorbonës në Paris, Macron bën thirrje për një rritje të kapacitetit të sigurisë kibernetike të Evropës, lidhje më të ngushta të mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar dhe krijimin e një akademie evropiane për të trajnuar personelin ushtarak të rangut të lartë.
“Nuk ka mbrojtje pa një industri të mbrojtjes … ne kemi pasur dekada nën-investime,” shton ai.
“Ne duhet të prodhojmë më shumë, duhet të prodhojmë më shpejt dhe duhet të prodhojmë si evropianë”, përfundoi Macron.
Këto komente vijnë në një moment kyç të luftës në Ukrainë, pasi ndihma prej 60.8 miliardë dollarësh u miratua nga SHBA për Kievin.