Ftohet mbledhja e tretë e Organit të përkohshëm të Komunës së Preshevës

Është ftuat mbeldhja a tretë e Organit të përkohshëm në Komunën e Preshevës.


Kryetari i Organit të përkohshëm në Komunën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka ftuar mbledhjen e tretë për datën 26.04.2024, me fillim në orën 08:00.

Pas shkarkimit dhe emërimit të Këshillave drejtues dhe mbikqyrës të institucioneve publike dhe atyre ku Kuvendi i Preshevës është themelues ose bashkëthemelues, në mbledhjen e ardhshme do të shkarkohen dhe emërohen ushtruesit e detyrës së drejtorit në: 

  1. Ndërmarrjen publike “Moravica” në Preshevë;
  2. Bibliotekën “Mehmet Jusufi” në Preshevë;
  3. Shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë;
  4. Qendrën për punë sociale në Preshevë;
  5. Qendrën sportive “Presheva” në Preshevë;

Përveç emërimit të ushtruesve të detyrës së drejtorëve në këto institucione, në mbledhjen e ardhshme do të emërohen edhe:

  1. Komisioni për çështje mandatare, imunitet dhe emërime;
  2. Komisioni për zhvillim ekonomik, buxhet dhe financa;
  3. Komisioni për çështje administrative, bujqësi e ndërmarrje në sektorin privat;

Gjithashtu në këtë mbledhje do të shkarkohet dhe emërohet edhe Komisioni për përgatitjen dhe përcjelljen e Konkursit për ndarjen e mjeteve për ekskursion për maturantët dhe semimaturantët.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”