AMBASARORI I OSBE-së NË SERBI VIZITON BUJANOCIN

Ambasadori i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Serbi, Jan Braathu, sot po reqlizon vizitë në Komunën e Bujanocit, por PreshevaPRESS merr vesh se i njëjti nuk do të vizitojë Preshevën.


Ambasadori i OSBE-së në Serbi, Jan Braathu gjatë ditës së sotme në kuadër të vizitës në Bujanoc, do të takojë përfaqësuesit institucional dhe politik të kësaj komune, për të u njohur më së afërmi me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e Bujanocit.

Braathu tanimë ka përfunduar takimin me të parin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, takim pas të cilit kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media.

Arifi përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin shoqëror facebook, ka shkruar se në takim me Ambasadorin Braathu është diskutuar rreth problemeve të shumta të qytetarëve të Bujanocit dhe të Luginës së Preshevës në përgjithësi.

“Meqë, ishte hera e parë që Ambasadori po viziton Bujanocin, e njoftova për mos implementimin e planit 7 pikësh, problemin e pasivizimit të adresave të qytetarëve shqiptarë të Luginës, ngecja e zhvillimit ekonomik, problemi i nostrifikimit të diplomave, mungesa e teksteve shkollore, dhe problematika tjera.” ka shkruar mes tjerash Arifi.

Ai gjithashtu ka thënë se nga Ambasadori Braathu ka marrë premtimin për adresimin e këtyre problemeve do të në nivelin më të lartë qeveritar dhe se së shpejti Braathu pritet të zhvillojë një takim me presidentin Vuçiq për gjetjen e zgjidhjes së këtyre problemeve.

Përveç Kryetarit të Bujanocit, Braathu ka takuar edhe deputetin popullor, Shaip Kamberi, i cili është shoqëruar nga Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Sipas portalit LuginaLajm, ky takim nuk ishte pjesë e agjendës së vizitës së Ambasadorit Braathu në Bujanoc, arsye kjo pse takimi u realizua në një kafiteri nē endër të Bujanocit.

“Në takim është biseduar për gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë për problemet me të cilat po përballen shqiptarët e tre komunave në përditshmëri.” shkruan portali LuginaLajm.

Agjendën e takimeve Ambasadori i OSBE-së në Serbi gjatë vizitës së tij në Bujanoc e vazhdoi me Kryetarin e Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani.

Ramadani përmes një postimi në facebook ka thënë se kanë diskutuar rreth problemative me të cilat ballafaqohen qytetarët e Bujanocit.

“Me ambasadorin diskutuam mbi pasivizimi e adresave që po iu bëhen qytetarëve tanë, mos inkuadrimin e shqiptarëve në organe shtetërore dhe mos përfshirja e tyre në këto organe sipas numrit e diku as edhe një të punësuar krahas numrit të banorëve, mosnjohjen e diplomave, policinë multi etnike dhe të tjera.” ka shkruar Ramadani.

Ai përveç tjerash në takimin me Ambasadorin Braathy ka potencuar problematiken e paraqitur së fundmi nga Ministri i Arsimit Ruzhiq.

“Të shqetësuar edhe me çështjen e ministrit të arsimit, ngreha shqetësimin tim ndaj presionit që po ju bëhet drejtorëve të shkollave shqipe.” shkruan mestjerash Ramadani në postimin e tij.

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit shkruan se janë dakorduar që të takohen sërisht dhe që këto çështje të adresohen në nivel më të lartë duke përfshirë edhe ambasadat më relevante në Beograd.

Sipas informacioneve të PreshevaPRESS, Ambasadori Braathu do të takojë edhe udhëheqës të tjerë politik në komunën e Bujanocit, por ai këtë herë nuk do të e vizitojë Preshevën. Përndryshe Ambasadori Barrthu para se të emërohet Ambasador i OSBE-së në Beograd ka qenë edhe Ambasador i OSBE-së në Kosovë.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”