Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani , me rastin e fillimit të vitit shkollor 2021/2022, ka vizituar shkollën fillore “9 Maji” të fshatir Leran të Preshevës.
Përmes një njoftimi në faqen e saj në rrjetin shoqëror, Sinani ka uruar të gjithë nxënësit, prindërit, të punësuarit në arsim, duke veçuar nxënësit të cilët ulen për herë të parë nëpër bankat shkollore.
“Së bashku me drejtorin e shkollës, z.Enis Sejdiu, uruam mësimdhënësit dhe nxënësit 🎒, për një vit edhe më cilësor të mësimdhënies dhe mësim-marrjes, gjithnjë në mbrojtje nga COVID-19, nëpërmjet vaksinimit 💉” ka shkruar mes tjerash Sinani në facebook.
Ajo ka premtuar se në përputhje me kompetencat dhe buxhetin e Komunës së Preshevës, do të vazhdojë të kontribuojmë për edukimin dhe arsimin vendor, nëpërmjet ngritjes së standardeve infrastrukturore, dhe në anën tjetër përmes ndihmës së komunës në programet profesionale të trajnimit për mësimdhënësit dhe të projekteve edukative.
Shkolla fillore “9 Maji ” në Leran është një prej shkollave fillore në Preshevë, ku mësimin ndjekin edhe nxënësit shqiptar edhe ata serb. Përndryshe, kjo shkollë grumbullon nxënësit e fshatrave dhe vendbanimeve nga Çukarka e deri në Bushtran.