ZËVENDËSKRYEMINISTRI PARË I KOSOVËS, BESNIK BISLIMI DO TË VIZITOJË LUGINËN

Foto: KlanKS

PreshevaPRESS mëson se zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi,  ka filluar të përgatitë vizitën e tij në Luginën e Preshevës.


Sipas burimeve të PreshevaPRESS, zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, përmes një emaili të dërguar javën e kaluar Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Kuvendit të Bujanocit, ka konfirmuar se do të vizitojë Luginën e Preshevës gjatë javëve në vazhdim.

Bislimi pritet që gjatë vizitës sē tijë në Luginë të takojë përfaqësuesit institucional dhe politik të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, takime gjatë të cilave do të promovohet fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës.

PreshevaPRESS ka kontaktuar Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi dhe Kryetarin e Kuvendit të Komunës së Bujanocit, por të njejtit kanë thënë se kanë diskutuar dhe gjithashtu kanë ftuar zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për të vizituar Luginën, por nuk kanë konfirmuar se a është caktuar ndonjë datë për vizitën e Bislimit në Luginë.

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së fundmi ka takuar përfaqësuesit institucional të Preshevës dhe Bujanocit, disa zyrtarisht e disa në takime private, për të biseduar rreth mundësive për të jetësuar idenë e fondit për Luginën e Preshevës.

Takimi i fundit zyrtar i zëvendëskryeministrit të Kosovës Bislimi ka qenë me Kryetarin e Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, pas të cilit përmes një njoftimi në rrjetin shoqëror facebook, Ramadani ka bë të ditur se ka ftuar Bislimin për të vizituar Luginën.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”