AGJENSIONI KUNDËR KORRUPCION KËRKON SHKARKIMIN E HEVZI RAMADANIT / DOKUMENT

Agjensioni për luftën kundër korrupsionit në Serbi, më 30.10.2019 ka rekomanduar Komunës së Preshevës, shkarkimin e zëvendës kryeshefit të Administratës së Komunës së Preshevës përmes vendimit nr. 014-07-00-0902/18-11.


Përmes këtij vendimi, Agjensioni për luftë kundër korrupsionit ka shpjeguar se zëvendësi i kryeshefit të Administratës publike në Komunën e Preshevës, Hevzi Ramadani, ka pasur konflikt interesi në vitin 2018, pasi që nga buxheti i Komunës së Preshevës i janë ndarë 220,000.00 dinar për portalin e regjistruar nga vet Ramadani.

Në vendimin e datës 30.10.2019 të lëshuar nga Agjensioni për luftë kundër korrupsionit me seli në Beograd, thuhet se me vendim të Këshillit Komunal të datës 19.04.2018, Hevzi Ramadani është emëruar si zëvendës kryeshef i Administratës së Komunës së Preshevës, derisa më 20.07.2018, përmes vendimit të Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës III nr. 400-65, organizatës së Hevzi Ramadanit iu kanë ndarë mjete financiare me lartësi prej 220,000.00 dinar.

Edhe pas rekomandimit të Agjensionit për luftë kundër korrupsionit në Serbi, Komuna e Preshevës përveç që e ka mbajtur të fshehur këtë vendim, ajo edhe më tutje nuk ka shkarkuar zëvendësin e kryeshefit të Administratës publike në Komunën e Preshevës, Hevzi Ramadani, që dëshmohet edhe në webfaqen e Komunës së Preshevës ku ai ende qëndron në pozitë.

Vlen të theksohet se ky është vendimi i dytë i Agjensionit për luftë kundër korrupsionit në Serbi që kap në konflikt interesi zyrtar të Komunës së Preshevës e që vijnë nga radhët e partive që qeverisin me Preshevën, në këtë rast APN dhe LRPDSH.

This satellite image provided on Wednesday, Jan. 8, 2020, by Middlebury Institute of International Studies and Planet Labs Inc. shows the damage caused from an Iranian missile strike at the Ain al-Asad air base in Iraq. Iran’s actions were in response to the U.S. killing of Revolutionary Guard Gen. Qassem Soleimani. (Planet Labs Inc./Middlebury Institute of International Studies via AP)

Related posts

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën