PVD NË BUJANOC ME DY KANDIDAT NË GARË PËR KRYETAR TË KOMUNËS

Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc është në fazën e nominimit të kandidatit për kryetar të komunës së Bujanocit në zgjedhjet lokale. Për të nominaur për kryetar komune nga PVD në Bujanoc garës iu kanë futur dy anëtarë të kryesisë së përgjithshme të PVD-së nga Bujanoci.


Përmes një postimi në facebook, gjatë ditës së djeshme në një aktivitet të Forumit të Gruas së Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, kryetari i kësaj partie, Shaip Kamberi, ka njoftuar për dy kandidaturat që garojnë për pozitën e të nominuarit të PVD-së në zgjedhjet e ardhshme lokale në Bujanoc.

“Në një proces demokratik të brendshëm në Degën e Partisë për Veprim Demokratik-në Bujanoc kemi nominuar Driton Rexhepin dhe Enver Ramadanin kandidatë potencial për kryetar komune në Bujanoc në listën e PVD-së për zgjedhjet e ardhshme lokale.” ka shkruar Kamberi në këtë postim duke i bashkangjitur një foto me këta dy kandidatë.

Përveç njoftimit për kandidaturat për të nominuarin e PVD-së në zgjedhjet lokale në Bujanoc, Kamberi ka treguar se të mërkurën do të mësohet kush do të i prijë listës së PVD-së për zgjedhjet lokale në Bujanoc, duke u lavdëruar për nivelin e lartë të demokracisë së brendshme partiake në procesin e përzgjedhjes së kandidatit për kryetar të komunës së Bujanocit në zgjedhjet e ardhshme lokale, që priten të mbahen në prill të këtij viti.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”