Aktori Kushtrim Asllani bashkohet me shoqatën Ditura për të sjell “Valley Film Festival” në Bujanoc

Me qëllim të ruajtjes dhe zhvillimit të kulturës për të vlersuar filmin në Bujanoc për herë të parë do organizohet “Valley Film Festival”.


Ky festival do te sjelle filma te metrazhit te gjate, metrazhit te shkurter si dhe filmave dokumentar gjë që për të cilën ai do jetë edhe festivali garues dhe te sjelle figura te njohuna te kinematografise si dhe te sjelle filma artistik te cilet do mund te percojne mesazhe pozitive tek publiku.

Organizatori i këtij festivali aktori, Kushtrim Asllani për portalin Preshevapres theksoi rëndësin e këtij festivali pasi sipas tij krijimi i tij më shumë ka ardhur nga nevoja.

“Idea per krijimin e nje festivali te filmit ka ardhe me shume nga nevoja, duke pas parasyshe qe Bujanoci si qytet nuk eshte se ka ndonje aktivitet artistik”, tha Asllani.

Aktori nga Bujanoci më tej shtoi se qëllimi i këtij festivali është të krijoj një frymë të kulturës së kinemasë që e vlerson filmin.

“Qellimi i festivalit eshte te krijoj nje fryme te kultures se kinemase e cila si qellim kyq e ka krijimin e nje publiku qe din te shoh dhe te kritikoj filmin”, theksoi Asllani.

Ky festival organizohet për tri ditë në datat 20,21 dhe 22 qershor.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Për herë të parë në Preshevë është organizuar panairi i librit “Presheva Flet”

PreshevaPRESS

Përkundër mungesës së financave, SHKA “Presheva” me zemër mban gjallë krenarinë e Preshevës

Lirigzona Nuredini

Bibloteka “Mehmet Jusufi” në Preshevë do të organizoj “Panairin e Librit Shqip”

Lirigzona Nuredini