Argjent Memeti nga Presheva bëhet pjesë e serialit “Sultan Schatz”

Ka dalë prej kohësh në YouTube seriali shqiptar “Sultan Schatz”, i cili ka fituar vëmendje për mënyrën reale dhe emocionuese se si paraqet jetën e të rinjve shqiptarë në diasporë.


Ky serial tregon historinë e një të riu nga Kosova që largohet për një jetë më të mirë jashtë vendit, veçanërisht në Gjermani, duke u përballur me sfida, punë të vështirë, dashuri, humbje dhe dështime që janë pjesë e përditshmërisë së mërgimtarëve.

Xhirimet janë realizuar në Kosovë dhe Gjermani dhe projekti është vlerësuar për temën e tij të ndieshme dhe realism që i afron spektatorit jetën reale të shqiptarëve larg atdheut.

Së fundmi në këtë projekt merr pjesë edhe Argjent Memeti, një i ri nga Presheva, i njohur me nofkën “Presheva” në serial, jo si aktor profesionist, por si protagonist i historisë që përshkruan sfidat e jetës në mërgim.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Teatri i Qytetit shfaq sonte premierën e komedisë “Jo Sinfonia e 5-të, por e 9-ta”

PreshevaPRESS

Leoneta Abdyli pjesë e ekspozitës ndërkombëtare “Roots of Freedom and Identity” në Londër

PreshevaPRESS

Shoqëria Kulturore-Artistike „Presheva“ fiton dy çmime në Festivalin Ballkanik në Kumanovë

PreshevaPRESS