Pas Preshevës “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” vazhdon në Ulqin

Ngjarja më e madhe televizive kushtuar figurës së Nënë Terezës, do të organizohet këtë vit në Ulqin.


Në një mbrëmje të mbushur me emocion dhe reflektim shpirtëror, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë spektaklin kushtuar Shën Terezës, figurës së jashtëzakonshme shqiptare që u shndërrua në simbol botëror të dashurisë dhe humanizmit.

Katërmbëdhjetë personalitete të biznesit, humanistët shqiptarë në botë të cilët na bëjnë krenar, këtë vit ngjiten në sallën madhështore të shtëpisë së kulturës në Ulqin.

Çdo element skenik do të të vendoset në funksion të mesazhit të saj universal: dashuria për njeriun, veçanërisht për më të dobëtit.

Producenti e prezantuesi Sokol Guga, do të sjellë këtë vit një spektakël te jashtëzakonshëm, me artistë shqiptarë, nga Kosova e nga bota të cilët do të sjellin emocion për publikun.

Guga ka mbledhur stafin dhe pritet të bëhet publike edhe skenografia e cila edhe këtë vit i është besuar skenografit të talentuar Bledar Gërcaliut, ndriçimi Olsi Tufës, audio Andri Gjini, grafikat Taulant Hyso e stafit të tij të ngushtë me në krye regjisorin Armelin Llanaj, të cilët garantojnë suksesin e një spektakli madhështor.

Ky spektakël ketë vit shkon në Ulqin, mbas suksesit të padiskutueshëm vjet në Luginen e Preshevës dhe është një homazh artistik dhe një kujtesë e fuqishme se figura e Shën Terezës vazhdon të frymëzojë breza të tërë. Përmes artit dhe televizionit, mesazhi i saj i dashurisë universale dhe i shërbimit ndaj njeriut vjen sot më aktual se kurrë.

Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” këtë vit është nën përkujdesin e veçantë të kryetarit të komunës Ulqin, zotit Genci Nimanbegu.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Argjent Memeti nga Presheva bëhet pjesë e serialit “Sultan Schatz”

PreshevaPRESS

Përtej Rrëmbimit: Libri që tronditi botën, tani në shqip

PreshevaPRESS

Shtëpia e Kulturës në Preshevë me manifestim kulturor për 28 nëntor

PreshevaPRESS