Takimi i paralajmëruar i anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabić, në Beograd është anuluar.
Kongresmenët amerikanë më 25 maj janë pritur në Beograd nga sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanović.
Siç njoftoi kjo ministri, gjatë takimit është biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, temat globale, situatën në rajon, si dhe pozitën e komunitetit serb në Kosovë.
Nga Kuvendi i Serbisë për Radio Evropa e Lirë nuk kanë bërë të ditur arsyet e anulimit të takimit me Brnabiqin, i cili më herët ishte paralajmëruar nga kabineti i kryetares së parlamentit.
As Ambasada e SHBA-ve në Serbi nuk iu është përgjigjur pyetjes lidhur me arsyet pse takimi nuk është mbajtur.
16:21 ∗ Anulohet takimi i kongresmenëve amerikanë me kryetaren e Parlamentit, Ana Bërnabiq
Delegacioni i kongresmenëve amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, sipas njoftimeve të mëhershme, është dashur të takohej me Presidenten e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, në Beograd, por takimi është anuluar.
Parlamenti i Serbisë nuk ka dhënë arsye për anulimin e takimit, i cili ishte paralajmëruar më herët për 25 maj nga zyra e Kryetares së Parlamentit, njofton Radio Evropa e Lirë.
Ambasada Amerikane në Serbi nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të Radios Evropa e Lirë lidhur me arsyet pse takimi nuk u mbajt.
Vizita në rajon vjen pasi Departamenti Amerikan i Shtetit i dërgoi Kongresit një raport mbi Ballkanin Perëndimor, në të cilin, ndër të tjera, Serbisë dhe Kosovës u kërkohet të bëjnë përparim në normalizimin e marrëdhënieve.
Vizita e kongresmenëve më 26 maj pritet nga udhëheqësit e Preshevës, rajon në jug të Serbisë me shumicë shqiptare.

