20 shtetet që po shpopullohen më shpejt, Serbia e 5-ta, Shqipëria e 10 në listë

Që nga vitet 1900, popullsia globale ka qenë vetëm në rritje, me shtete si Kina apo India që përfaqësojnë rritjen më të lartë.

Studiuesit presin që vala e ardhshme e rritjes së popullsisë do të prekë Afrikën, ku në vitin 2019, mesatarja për një grua në Niger ishte 6 fëmijë.

Sipas të dhënave të OKB-së, këto janë shtete që po shpopullohen me ritmin më të shpjet.

Të dhënat janë akumuluar për të projektuar ndryshimet nga viti 2020 – 2050.

Shumë nga këto shtete gjenden në Evropën lindore, dhe fatkeqësisht Shqipëria është mes tyre.

Arsyeja kryesore për këtë është ulja e lindjeve, që është një problem në rritje në rajon, ku mesatarja 2.1 fëmijë për grua në vitin 1988, ra në 1.2 fëmijë në vitin 1998.

Emigrimi është gjithashtu një arsye kryesore e cila ka prekur këtë rajon si dhe zgjerimi i Bashkimi Europian.

Japonia

Japonia është një nga ato shtete ku lindshmëria ka rënë vazhdimisht që nga viti 1970.

Si pasojë e nivelit të ulët të lindjeve, ky ishull ka edhe moshën më të lartë mesatare – që është 49 vjeç.

Kuba

Kuba është gjithashtu një nga këto shtete, ku mesatarja prej 1.7 fëmijë për çdo grua është më e ulëta në të gjithë Amerikën Latine.

Vendi        ShtetiRënia nga viti 2020-2050
1 Bullgaria22.5%
2 Lituania22.1%
3 Letonia21.6%
4 Ukraina19.5%
5 Serbia18.9%
6 Bosnja18.2%
7 Kroacia18.0%
8 Moldavia16.7%
9 Japonia16.3%
10 Shqipëria15.8%
11 Rumania15.5%
12 Greqia13.4%
13 Estonia12.7%
14 Hungaria12.3%
15 Polonia12.0%
16 Gjeorgjia11.8%
17 Portugalia10.9%
18 Maqedonia e Veriut10.9%
19 Kuba10.3%
20 Italia10.1%

ARTIKUJT E NGJASHËM

Javë me temperatura pranverore

PreshevaPRESS

Mot i paqëndrueshem e me reshje do të na shoqërojë gjatë javës

PreshevaPRESS

Institucionet apelojnë tek qytetarët për kujdes të shtuar, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe reshje bore

PreshevaPRESS