Në Komunën e Preshevës është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal, ku janë trajtuar çështje me rëndësi për funksionimin institucional dhe interesin publik të qytetarëve.
Sipas njoftimit të kryetares Ardita Sinani, në kuadër të rendit të ditës janë diskutuar dhe marrë vendime lidhur me fushën e informimit publik për vitin 2026, përfshirë anulimin dhe rishpalljen e konkursit për bashkëfinancimin e projekteve, në përputhje me udhëzimet përkatëse institucionale.
Po ashtu, janë shqyrtuar çështje që lidhen me kompensimin e dëmeve nga kafshët e braktisura, si dhe kërkesa të ndryshme të institucioneve dhe qytetarëve.
Këshilli Komunal ka theksuar përkushtimin për vendimmarrje transparente dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës.
