Listës së gjatë të partive politike shqiptare në Komunën e Preshevës i shtohet edhe një parti e re.
Sipas burimeve të PreshevaPRESS, të hënën e ardhshme do të mbahet takimi i parë për themelimin e partisë më të re politike shqiptare e cila do të veprojë në Komunën e Preshevës.
Takimi themelues për partinë e re do të mbahet më 17.06.2019 (e hënë), në amfiteatrin e Radio Televizionit Presheva duke filluar në ora 18:00.