Albin Kurti para deputetëve ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, i cili do t’i ketë 15 ministri.
Numër dy në qeverinë Kurti, do të jetë zyrtari i LDK-së, Avdullah Hoti, kurse zv.kryeministër i dytë do të jetë Haki Abazi, teksa 6 ministra do të jenë nga Vetëvendosje dhe 6 nga LDK.
Këta janë emrat e ministrave:
- Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
- Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë
- Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
- Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim
- Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
- Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
- Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
- Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
- Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi
- Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari
- Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
- Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.
- Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi
- Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetvic
- Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojevic
Gjatë ditës së sotme, teksa u nis nga banesa e tij për në objektin e Kuvendit, kryeministri i ri, Albin Kurti, tha se pas 23 viteve në opozitë, i ka ardhur koha që të qeverisë me Kosovën.