ZPS-ja i largon edhe 11 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar se nuk do të mbështetet në dëshminë e 11 dëshmitarëve.


Gjithashtu, sipas njoftimit të 16 shtatorit 2024 thuhet se ZPS-ja do të paraqes deklaratat e shtatë dëshmitarëve me shkrim në vend që ata të jepni dëshmi në sallën e gjyqit.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

ARTIKUJT E NGJASHËM

Vizita zyrtare e Erdogan në Tiranë, marrëveshjet e firmosura sot mes Ramës dhe Erdoganit

PreshevaPRESS

Hill: Është i nevojshëm normalizimi ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

PreshevaPRESS

Në Kosovë 18-vjeçarja me mbulesë e fiton “betejën” dhe i kthehet mësimit

PreshevaPRESS