Foto: GettyImages

Zelensky: Lufta e Rusisë duhet dhe mund të ndalet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që “lufta shkatërruese” e Rusisë të përfundojë.


“Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërruese ruse duhet dhe mund të ndalet. Ajo do të shpëtojë mijëra jetë”, tha ai në samitin e G20 në Bali përmes një adresimi me video të martën.

“Nuk mund të ketë asnjë justifikim për shantazh bërthamor”, shtoi ai, duke falënderuar veçanërisht “G19” dhe duke përjashtuar Rusinë, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv

Presidenti rus Vladimir Putin nuk po merr pjesë në samit, por ministri i tij i jashtëm Sergej Lavrov është atje.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS

Përgatitjet e NATO-s për një luftë të re

PreshevaPRESS