Vuçiq e Merkel nesër do flasin për Kosovën në telefon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sonte se nesër do të ketë një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.


Ai tha se tema kryesore do të jetë Kosova, përkatësisht takimet në Uashington dhe Bruksel, raporton B92 përcjell lajmi.net.

“Nesër në mesditë kam një bisedë telefonike të planifikuar me Angela Merkel. Kosova do të jetë tema kryesore, si dhe vizita në Uashington dhe Bruksel” u tha Vuçiç gazetarëve.

Vuçiq gjithashtu tha se do të diskutonte çështje të ndryshme me gruan më të fuqishme, përfshirë vaksinën për  koronavirusit, bashkëpunimin dypalësh mes Serbisë dhe Gjermanisë.

Po ashtu ai kujtoi se nesër ai do të ketë edhe një takim me Mirosllav Lajçak dhe se tema e bisedës me të do të jetë qëndrimi i tij në Uashington.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS