Von Cramon: Duket se Vuçiqi gënjeu rreth numrave të COVID-19 për t’u mbajtur zgjedhjet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka akuzuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq se ka gënjyer rreth rasteve me COVID-19 para zgjedhjeve.


Sipas saj, pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti i qytetarëve, ndërsa akuzoi edhe për dhunë brutale ndaj protestuesve të cilët mbrëmë mbushën sheshet duke kundërshtuar masat e reja.

“Duket se Vuçiqi gënjeu rreth numrave të COVID-19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta. Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti. Protesta të mëdha paqësore dje dhe ai po sulmon brutalisht protestuesit dhe kalimtarët”, shkroi ajo në Twitter.

Ndryshe, mijëra serbë protestuan pasi presidenti Aleksandër Vuçiq vendosi të rikthejë shtetrrethimin këtë fundjavë në Beograd. Turmat e zemëruara pushtuan sheshin përpara parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e kreut të shtetit.

Me thirrjet “Hajdut”, “Turp”, “Dorëheqje” protestuesit tentuan të shpërthejnë dyert e parlamentit, disa prej tyre munden të hyjnë brenda por u përballen me forcat e policisë.

Qytetarët fajësojnë presidentin Vuçiq për rëndimin e situatës epidemiologjike në vend.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten tensionet ndëretnike pas aksidentit fatal në Surdulicë, kërkohet dëbimi i familjes shqiptare

PreshevaPRESS

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës

PreshevaPRESS

Ish-ambasadori Spahiu për Lutjet e Mengjesit: Ftesat nuk dërgohen nga Shtëpia e Bardhë

PreshevaPRESS