Republika më e re në Evropë, Republika e Kosovës vendin në Asamblenë e Kombeve të Bashkuera e ka bosh.
Por, kjo nuk paraqet aspak ndalesë që të pranishmit të dëgjojnë ermin e Kosovës, dhe disa fjali të thurura për të.
Këtë e bëri, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, në Debatin e Përgjithshëm të OKB-së, i cili e bëri të qartë faktin se Republika më e re në Evropë, e meriton të jetë anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë.
“Njohja e pavarësisë së Kosovës, mbështetja për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, është një akt drejtësie ndaj popullit te Kosovës, është një hap që forcon edhe më shumë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe një kontribut në stabilitetin e Evropës” tha Begaj.
Por, as përmendje e Kosovës gjatë fjalimit të Presidentit Begaj nuk po shihet se do t’i hyjë në punë shtetit të Kosovës drejt rrugës për OKB.
“Kosova ka dështuar të anëtarsohet në Këshillin e Evroopës, një prej organizatave më të rëndësishme, pastaj edhe në relacion me BE, Brukselin Zyrtar dhe me Washingtonin zyrtar ka shkaktuar dëme marramendëse, të cilat nuk i bëjnë mirë Kosoves, edhe pavarsisht vullneit të Presidentit Begaj.” u shpreh ish-ambasadori Albert Prenkaj.
Prenkaj thotë që Kosova për vetën jo se jo, por Shqipëria nuk do të e ndal lobimin për shtetin që e shpalli pavarsinë me 17 shkurt 2008.
“Pres gjithsesi që Tirana zyrtare, kryeministria, presidenti dhe ministria e jashtme për Evropë që udhëheqet nga Spiropali do të luaj një rol të rëndësishëm në promovimin e Kosovës në arenen ndërkombëtare, Kosova është e ngulfatur” tha ish-ambasadori Prenkaj në një deklarim për Klan Kosova.
Veç për Kosovën, presidenti Begaj në paraqitjen e tij foli edhe për të drejtat e shqipëtarëve në Luginën e Preshevës, dhe për përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqës, sigurisë dhe multilaterizmit.