Video / Shqipëria kualifikohet në finale të “Eurovisionit”

Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë arritur të kualifikohen në finalen e madhe të “Eurovisionit 2023”. Shqipëria të shtunën do të performojë me këngën “Duje”.


Albina dhe Familja Kelmendi dhuruan shumë energji dhe adrenalinë me këngën e tyre ‘Duje’ në gjuhën shqipe e cila ndezi skenën M&S Bank Arena në Liverpool.

Skenografia dhe veshjet e këngëtarëve ishin një detaj shumë  i veçantë dhe i kombinuar në mënyrë perfekte për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë dhe traditën në festivalin më të madh evropian Eurovision 2023.

Këngëtarja nga Kosova mori votat e publikut për t’u futur në 10 shtetet që siguruan finalen nga 16 gjysmëfinalistët e dytë të enjten.

“Eurovisioni” sivjet organizohet në Liverpool të Britanisë së Madhe, në pamundësi të organizimit në Ukrainë.

Këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi kanë zgjedhur ngjyrat e kombit që përfaqësojnë për ti shpalosur në Eurovision 2023 që përveç mesazhit të këngës për një familje të bashkuar treguan dhe dashurinë për vendin e tyre.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Egzona Salihu fiton betejën gjyqësore kundër Shtëpisë së Kulturës, rikthehet në Teatër

PreshevaPRESS

Teatri i Preshevës ka filluar provat për shfaqjen më të re, “Një dorëzim në Spokan”

PreshevaPRESS

“Teatri i Pjesës së Padukshme të Hënës” sjell Sislej Xhafan në Preshevë prej 14 deri më 18 tetor 

PreshevaPRESS