Kosova ka fituar çmimin e tretë në Kupën e 14-të Evropiane të Matematikës (EMC), e cila këtë vit u mbajt në mbi 40 shtete të botës.
Sipas njoftimit të Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, fitues i çmimit të tretë është nxënësi Ajan Hajrullahu.
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka uruar dhe përgëzuar Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe përfaqësimin e denjë të shtetit në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.
Ajan Hajrullahu është një nga talentët më të spikatur të gjeneratës së re nga Presheva në fushën e matematikës dhe shkencave natyrore, i cili prej disa vitesh ka arritur rezultate të larta në matematikë dhe lëndë të tjera shkencore.
