Video / Boksieri Joshua i përfshirë në një aksident në Nigeri, dy persona të vdekur

Sipas raportimit të mediave ndërkombëtare, boksieri i famshëm britanik Anthony Joshua është lënduar në një aksident automobilistik në Nigeri, i cili la të vdekur dy persona të tjerë.


Thuhet se 36 vjeçari, ndodhej në automjet kur ai përplasi një kamion të parkuar në autostradën Lagos-Ibadan në Makun.

Pamjet e postuara online duket se tregojnë ish-kampionin e botës në peshat e rënda pa këmishë dhe i hutuar, teksa ulet në Jeep-in Lexus të shkatërruar mes xhamave të thyer.

Më vonë ai shihet duke u ulur në sediljen e përparme të një automjeti emergjence, duke folur me zyrtarët.

Joshua, thuhet se ka marrë lëndime të lehta.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Pritjes i vie fundi, zbulohet makina Ferrari SF-26 me Hamilton

PreshevaPRESS

Ligjvënësi britanik sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës si përgjigje ndaj veprimeve të Trump

PreshevaPRESS

Kosova dhe Shqipëria nuk përballen në play-off: Kundërshtarët e mundshëm në disa variacione

PreshevaPRESS