Në Preshevë organizohet turneu i shahut “Presheva Open”

Qendra Sportive “Presheva”, nën patronatin e Komunës së Preshevës, ka njoftuar organizimin e turneut të shahut “Presheva Open”, i cili do të mbahet më 15 shkurt 2026 (e dielë), duke filluar nga ora 11:00.


Turneu do të zhvillohet në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë dhe do të organizohet sipas rregullave zyrtare të FIDE, me sistem zviceran në 9 xhiro, kohë loje 12 minuta + 3 sekonda shtesë për lëvizje.

Sipas organizatorëve, janë paraparë shpërblime për vendet 1 deri në 7, si dhe çmime të veçanta për kategori të ndryshme, përfshirë:

  • Rtg 2100
  • Rtg 1900
  • Shahisti më i mirë preshevar
  • Juniori U18
  • Veterani S65+

Për shkak të kapaciteteve të sallës, numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 80 shahistë.

Regjistrimi i pjesëmarrësve bëhet përmes rrjeteve sociale, konkretisht në Facebook, te Besim Nasufi, drejtor i Qendrës Sportive “Presheva”, dhe Burhanudin Misini, refer kryesor i turneut.

Qendra Sportive “Presheva” fton të gjithë dashamirët e shahut që të bëhen pjesë e këtij eventi sportiv, duke theksuar se turneu synon të promovojë sportin e shahut dhe bashkimin e shahistëve nga Presheva dhe më gjerë.

Organizatorët u dëshirojnë mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve dhe një garë të ndershme sportive.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Super Bowl 60, bileta rekord për finalen e madhe në Kaliforni

PreshevaPRESS

Zëri i Kosovës në NBA, rrugëtimi i Edona Thaqit drejt ngjitjes në skenën e basketbollit

PreshevaPRESS

Pritjes i vie fundi, zbulohet makina Ferrari SF-26 me Hamilton

PreshevaPRESS