Verstappen është i pandalshëm, dominon ndaj Perez dhe Leclerc

Red Bull zuri dy vendet e para edhe në garën e dytë në Formula 1, në Arabinë Saudite. Holandezi ishte 13 sekonda më i shpejtë se shoku i skuderisë dhe 18 nga rivali monegask.


Pas tyre u renditën Piastri dhe Alonso. Debutim ëndrrash nga anglezi Bearman që hyri në zonën e pikëve përpara Norris dhe Hamilton.

Max Verstappen nuk ndalet, pas Bahreinit ai triumfoi edhe në Arabinë Saudite. Askush tjetër nuk mundi ta ndalë as në Jeddah, një garë që e dominoi përpara Sergio Perez dhe Ferrarit të Charles Leclerc. Provë e mirë për McLaren dhe Oscar Piastrin që u rendit në vendin e katërt përpara Fernando Alonsos në bordin e Aston Martin. George Russell fiton sërish duelin brenda Mercedes përpara surprizës Oliver Bearman zëvendësoi Sainz dhe në debutim u rendit në vendin e shtatë. Lando Norris dhe Leëis Hamilton u futën në zonën e pikëve e cila u plotësua nga Hulkenberg. Këto ishin kohët klasifikuese të 10 pilotëve në zonën e pikëve:

  1. Verstappen (Red Bull) 1h20’43”273
  2. Perez (Red Bull) +13″643
  3. Leclerc (Ferrari) +18″639
  4. Piastri (McLaren) +32″007
  5. Alonso (Aston Martin) +35″759
  6. Russell (Mercedes) +39″936
  7. Bearman (Ferrari) +42″679
  8. Norris (McLaren) +45″708
  9. Hamilton (Mercedes) +47″391
  10. Hulkenberg (Haas) +1’16″996

ARTIKUJT E NGJASHËM

Përfundojnë ndeshjet e ditës së II-të të turnet tradicional “Musa Musahu 2024”

PreshevaPRESS

Përfundojnë ndeshjet e ditës së parë të turnet tradicional “Musa Musahu 2024” në Preshevë

PreshevaPRESS

Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij

PreshevaPRESS