Vendosen flamuj serbë mu në mes të qendrës së Lipjanit

Dy flamuj serbë janë vendosur në Kishën Ortodokse që ndodhet në Lipjan. Banorët shqiptarë thonë se ndjehen të provokuar, ndërsa nga Kisha kanë treguar arsyen e vendosjes.


Nuk ndodhen në Serbi e as në komunat me shumicë serbe në Veri.

Dy flamuj serbë janë vendosur mu në qendër të Lipjanit.

Brenda oborrit të kishës ortodokse valojnë tash e tre ditë.

Nga këto simbole shtetërore të shtetit fqinj, banorët shqiptarë thonë se po ndjehen të provokuar.

Dikush tjetër thotë se duhet të ketë reciprocitet mes dy vendeve që luftën e përfunduan para 24 vitesh.

E për një banor të komunitet serb, ky veprim është si pasojë e tolerancës ndëretnike që ekziston në këtë lagje të Lipjanit.

Një arsyetim të vendosjes së këtyre flamujve e kanë nga menaxhmenti i Kishës.

Por kur do të largohen këta flamuj?

Mediat kanë biseduar edhe me përfaqësues të Komunës së Lipjanit, të cilët thanë se ata nuk kanë pasur ndonjë kërkesë për leje, mirëpo flamuj të tillë vendosen në çdo festë të tyre.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS