Vazhdojnë aksionet policore në veri të Kosovës, arrestohet sulmuesi i kameramanit të RTK-së

Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb, U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i cili dyshohet për përfshirje në një rast sulm ndaj gazetarëve.


Sipas Policisë, arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive,  se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës, do të vazhdojë për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJT E NGJASHËM

DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

PreshevaPRESS

Politikani gjerman thotë se mund të rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë – Serbi

PreshevaPRESS

Kosova me 1.586.659 banorë rezidentë

PreshevaPRESS