Trump kërcënon Turqinë: Të mos kalohet caku në Siri

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë ekonominë e Turqisë nëse vendi kapërcen vijat e kuqe pas vendimit të papritur të tij për të tërhequr forcat amerikane nga Siria veri-lindore.


Në një seri postimesh të zemëruara në Twitter, Trump mbrojti lëvizjen e tij, që mund të hapë rrugën që Turqia të nisë një sulm mbi luftëtarët kurdë përtej kufirit.

Tërheqja e paralajmëruar u kritikua ashpër madje edhe nga aleatët republikanë të Trump.

Forcat kurde ishin aleatët kryesore të SHBA në mundjen e shtetit islamik në Siri. Por, Turqia i konsideron milicitë kurde, që dominojnë forcat demokratike siriane, aleate të SHBA, si terroriste. SHBA ka rreth 1 mijë trupa në Siri, por vetëm pak prej tyre sipas një zyrtari të lartë të departamentit të shtetit, janë tërhequr nga zona e kufirit.

Trump, në një postim në “twitter”, tha fillimisht se ai do të largohej nga këto luftëra qesharake dhe pafund dhe se Turqia, Evropa, Siria, Irani, Iraku, Rusia dhe kurdët duhet ti zgjidhnin vetë problemet. Kjo u pasua nga një telefonatë me presidentin turk, Recep Tayip Erdogan, pas të cilës Shtëpia e Bardhë tha se Turqia do të bënte përpara me operacionin e planifikuar prej kohësh në Sirinë e veriut dhe se forcat amerikane nuk do të qëndronin më në zonën e afërt.

Pas akuzave nga aleatët kurdë se ata ishin qëlluar me thikë pas shpine, dhe kritikave nga spektri politik amerikan, Trump vijoi me postimet duke paralajmëruar Turqinë të mos përfitojë nga vendimi i tij e duke kërcënuar se do të shkatërronte ekonominë e saj nëse Ankaraja do të vepronte ndryshe.

Edhe Pentagoni në një konferencë për shtyp tha se një operacion turk në Sirinë veriore, nuk do të mbështetet.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS