Tronditet Tirana, gjyqtari vritet me armë zjarri brenda gjykatës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë, më 6 tetor, ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Rreth orës 15:40, gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar me armë zjarri brenda godinës dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.


Nga të shtënat janë plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, mes tyre një avokat, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është identifikuar si Elvis Shkëmbi, i njohur edhe me emrin Gjon Shkëmbi, rreth 30 vjeç, i cili mësohet se ishte palë në një proces gjyqësor për një çështje pronësie.

Ai është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, pa bërë rezistencë.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kongresmenët amerikanë takohen me sekretaren e ministrisë në Beograd, anulohet takimi me Ana Brnabić

PreshevaPRESS

BIK del me njoftim për festën e Kurban Bajramit

PreshevaPRESS

Tri ditë pushim për festën e Kurban Bajramit për të punësuarit në institucionet shtetërore

PreshevaPRESS