Tre gazetarët që u përpoqën të tregojnë të vërtetën për shpërthimin e koronavirusit në Kinë, ende të zhdukur

Vazhdojnë të jenë ende të zhdukur tre personat që u përpoqën që t’i tregonin botës rreth shkallës së vërtetë të përhapjes së koronavirusit në Kinë.


Kanë kaluar dy muaj që ata janë parë për herë të fundit dhe ende nuk ka asnjë lajm rreth tyre.

Vendndodhja e Chen Qiushi, Fang Bing dhe Li Zehua vazhdon të mbetet mister që nga muaji shkurt.

Tre gazetarët përmes publikimit të videove në Youtube dhe Twitter, i tregonin botës shkallën e vërtetë të përhapjes së epidemisë në epiqendrën e atëhershme të koronavirusit. Të dyja këto platforma sociale janë të ndaluara në territorin e Kinës.

Në videot që ata publikonin zbulohej një anë e zymtë e Wuhan-it, që nuk reflektohejnë mediat shtetërore kineze.

Rreth 34-vjeçarit Chen, nuk është dëgjuar më asgjë që nga ora 7 e pasdites me kohën lokale, më 6 shkurt. Ai mbërriti në Wuhan pak para se qyteti të hynte në karantinë me shpresën se do t’i jepte botës të vërtetën rreth epidemisë.

Fang Bin, një banor i Wuhan-it, nuk u pa më që nga 9 shkurti pasi publikoi një seri videosh, ku përfshiheshin edhe disa pamje të një grumbulli trupash duke u ngarkuar në një autobus.

Li Zehua, 25 vjeç, është më i riu nga të tre dhe reporteri më i njohur.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS