TIODOROBIQ: SHQETËSUESE RRITJA E NUMRIT TË RASTEVE POZITIVE ME COVID19 NË PRESHEVË DHE BUJANOC

Fillon një rënie e vogël, por situata mund të ndryshojë brenda një dite nëse nuk zbatohen të gjitha masat mbrojtëse.


Epidemiologu Branislav Tiodoroviq tha sot se sipas të dhënave epidemiologjike nga qytetet më të mëdha në Serbi, mund të thuhet se ne kemi kaluar kulmin e dytë të epidemisë së koronavirusit dhe se po fillon një rënie e lehtë, por që situata mund të ndryshojë brenda një dite nëse nuk zbatohen të gjitha masat mbrojtëse. .

Tiodoroviq, i tha televizionit “Pink”, se situata aktuale epidemiologjike në Nish po qetësohet dhe se ka një përshtypje të një rënie të vogël dhe se numri i testve në Qendrën Klinike në Nish, është në rënie. Ai paralajmëroi se një numër i konsiderueshëm i pacientëve janë ende duke u shfaqur në zonën e Vranjës, por se pritet një rënie e vogël atje në ditët në vijim.

“Problemi është se një numër i madh i pacientëve kanë pneumoni më të rëndë, gjë që kërkon angazhim të dukshëm më të madh sesa në pjesët e tjera të sistemit shëndetësor”, tha Tiodoroviq. Ai thotë se shqetësimi është rritja e numrit të pacientëve me virusin e koronës në zonën e Bujanocit dhe Preshevës, dhe se ata janë duke u kujdesur në spitalin e Vranjës, dhe se pacientët me gjendje më të rënd në QK Nish./LuginaLajm

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

PreshevaPRESS

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

PreshevaPRESS

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS