Thaçi ka probleme shëndetësore, nuk merr pjesë në gjykim

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka munguar në seancën e sotme të gjykimit në Hagë.


Ai ka pasur probleme shëndetësore, dhe e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen.

Lajmin u bë i ditur nga avokati i tij, Luka Misetiq.

“As unë nuk kam informacion, sekretarja më njoftoi se klienti nuk ndihej mirë, dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme. Nuk jam konsultuar fare me klientin lidhur me këtë. Mendova se ishte zgjidhur prej jush”, tha ai.

Për këtë detaje dha edhe gjyqtari i rastit, Charles Smith.

Ai tregoi se ish-presidenti Thaçi, ka pasur nevojë të konsultohet me një mjek.

“I vetmi komunikim ishte se nuk ka qenë mirë nga shëndeti, dhe duhet të fliste me një mjek. Komunikoni me të nëse jep leje që të vazhdojmë pa praninë e tij” u shpreh Smith.

Seanca është duke vazhduar.

Avokati tutje shtoi se Thaçi ka dhënë leje për ta vazhduar seancën.

“Më thanë se Thaçi dhe mjeku kanë nënshkruar dokumentin për ta vazhduar gjykimin”, tha Misetiq.

Fillimisht gjykimi ka kaluar në seancën private, kurse tani është rikthyer ku do të merret në pyetje dëshmitari i prokurorisë.

Bazuar në atë se çka dihet ky dëshmitar është i mbrojtur.

Atij iu lexuan të drejtat dhe rregullat e seancën.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kosova 9 ditë pas zgjedhjeve, KQZ larg numërimit të votave të diasporës

PreshevaPRESS

Ambasadori gjerman në Kosovë: Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë, kërkoi vota për Listën Serbe

PreshevaPRESS

Rastet e konfirmuar me zgjebe, edhe tre të dyshuar në shkollën e fshatit Rramanli të Kumanovës

PreshevaPRESS