Pas zhvillimit të javës së gjashtë në Ligën e Qarkut të Pçinjës (Pčinjska okružna liga), skuadra e Tërnocit ka vazhduar me formë të shkëlqyer, duke arritur një tjetër fitore të rëndësishme dhe duke u ngjitur në vendin e dytë në tabelë.
Në ndeshjen e fundit, Tërnoci triumfoi bindshëm ndaj ekipit Çelik nga Belo Polje me rezultat 4:0, duke konfirmuar ambiciet për kreun e renditjes. Me këtë fitore, Tërnoci ka 12 pikë nga katër ndeshje të zhvilluara, me një bilanc perfekt – katër fitore dhe asnjë humbje apo barazim.
Në krye të tabelës mbetet OFK Alakince, me 13 pikë pas pesë ndeshjeve, ndërsa Levosoje ndan vendin e tretë me gjithashtu 12 pikë, por me më shumë ndeshje të zhvilluara (6).
Në anën tjetër, KF Lugina nga Presheva po kalon momente të vështira. Ekipi ka grumbulluar vetëm 1 pikë pas pesë ndeshjeve dhe ndodhet në fund të tabelës, në vendin e 13-të, së bashku me FSU Južna pruga që ka po aq pikë.
Renditja e parë pas xhiros së gjashtë:
1. OFK Alakince – 13 pikë (5 ndeshje)
2. KF Tërnoci – 12 pikë (4 ndeshje)
3. Levosoje – 12 pikë (6 ndeshje)
4. OFK Pavlovac – 10 pikë
5. Mladost (B) – 9 pikë
6. Mladost (S) – 9 pikë
…
13. Lugina – 1 pikë
Në xhiron e ardhshme (java e shtatë), Lugina do të presë në shtëpi ekipin e Pavllovacit, ndërsa Tërnoci do të përballet në udhëtim me Radniçki 2021 në Vranjë. /Presheva.al