TARAVIJAT FALEN DUKE RESPEKTUAR MASAT ANTICOVID19

Teravi të shkurtuara në 8 reqatë, distancë sociale me maska dhe sexhade të marruna nga shtëpia, këto jan rregullat e reja që hyjnë në praktikë nga  teravija e parë e muajit ramazan kështu deklaroi Kryetar i Bashkësis Islame Preshevë, Ibrahim Efendi Ahmeti.


Duke eliminuar grumbullimin e njerëzve dhe mundësin e infektimit me Kovid 19, marrja parasysh e rregullave të vendosura është e obliguar. Duke shtuar se parapërkatitjet për namaz duhet të bëhën në shtëpi, sepse vendet e posatshme ku merret abdesi do të jenë të mbyllura. 

”Do ti falim namazet e teravive, por duhet me i bo me ni shkurtesë më të madhe. Faktikisht, namazi i teravive që për neve është i obliguar me i fal 20 reqatë,  sivjet do të jetë 8 reqatë. Të gjithë po e dijmë që për momentin, i kemi masat e rrepta të cilat po na i sugjerojnë njerëzit profesionalist, mjekët institucionet e ndryshme. Edhe ne si Bashkësi Fetare Islame  kemi shku në këtë aspekt që për me pas kujdsë mos me pas qëndrim shumë të madh nëpër xhami se dihet që në Ramazan bëhen grumbullime  të mëdha të njerëzve , nëse ne detyrohemi të rrijmë  një  orë dhe më tepër se një orë do jet problem që rrezikohemi ne si popullatë ose individë e që do të infektohemi. Ne si Bashkësi Fetare Islame kemi rekomandu që namazin e teravive të falet me rregullat që na i preferojne. është obligative me përdor maska , distancë,  sociale  sexhadet me veti dhe abdesi të merret në shtëpi ” ka thënë Ibrahim ef. Ahmedi për PreshevaPRESS.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS