Suedia e fton Albina Kelmendin për prezantim në Eurovision!

Eurovision 2024 do të mbahet në Suedi në maj të vitit 2024, pas fitores së Loreen në Liverpool.


Ndonëse Albina Kelmendi me familje, që e përfaqësuan Shqipërinë në atë event, nuk arritën suksesin e pritur nga të gjithë, ata arritën diçka më të madhe…dashurinë e publikut e sigurisht edhe të vendit fitues.

Burime të Indeksonline pranë familjes Kelmendi bëjnë me dije se kanë marrë ftesë nga Suedia për prezantim në Eurovision 2024, dhe kjo tashmë është zyrtare.

Siç tregojnë burimet e indeksonline, oferta është duke u shqyrtuar nga familja Kelmendi dhe me shumë gjasë pritet të jetë pozitive.

Kujtojmë që Albina dhe familja Kelmendi morën pjesë në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool me këngën “Duje”./Indeksonline

ARTIKUJT E NGJASHËM

Pas Ulqinit, Shkupit dhe Korçës, ekspozita “Arti pranë qytetarëve” në Preshevë

PreshevaPRESS

Biblioteka në Prizren dhe në Elbasan dhurojnë libra për fëmijët e Preshevës

PreshevaPRESS

Shtëpia e Kulturës në Preshevë shënon 80 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe

PreshevaPRESS