Sot Preshevën e viziton kryetari i Lezhës Pjerin Ndreu

PreshevaPRESS ka mësuar se gjatë ditës së sotme në Preshevë do të vizitojë kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu.


Pas vizitës së realizuar nga kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, në Lezhë më 20 dhe 21 janar të këtij viti, sot në Preshevë do të fillojë vizitën kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ndreu do të realizojë vizitën dyditore në Preshevë, ku do të takojë udhëheqës institucional, do të vizitojë pendën e Rahovicës, një muze privat që gjindet në Rahovicë, si dhe vende të tjera, por që nuk dihen detajet pasi që agjenda ende nuk është publikuar nga Komuna e Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

PreshevaPRESS

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

PreshevaPRESS

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS