Sot në Bruksel takohen Kurti dhe Vuçiq

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet sot në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.


Në këtë takim temë qëndrore pritet të jetë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe po ashtu vend të rëndësishëm do të ketë edhe tema e fatit të të pagjeturve.

Ndërkaq, të hënën në mbrëmje numri një i qeverisë ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Kurti në mbrëmjen e së hënës ka mbledhur stafin e tij këshillues për t’u përgatitur për takimin që do të mbahet sot me presidentin serb, Vuçiq.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka thënë që Asociacioni i komunave serbe është i rëndësishëm për serbët ndërkaq çështja e të pagjeturve për shqiptarët në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Se a do të themelohet këtu nuk kemi garancë për shkak se ne nuk shkojmë me idenë që kësaj here do ta themelojmë. Vullneti për ta themeluar Asociacioin e komunave me shumicë serbe pa kompetenca ekzekutive ka qenë që nga fillimi vetëm se pala serbe ka insistuar vazhdimisht me eskivazhe të vazhdueshme që ta vonojë dhe ta prolongojë këtë proces edhe pse vetë kanë qenë nënshkrues të marrëveshsjes”, ka thënë Bajrami në Edicionin Special të Klan Kosovës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS