Sllovenia vendos rregulla të reja antiCovid

Qeveria e Republikës së Sllovenisë ka vendosur që prej datës 15 korrik 2021 të kërkojë certifikata për vaksinim, certifikata për shërim nga Covidi apo teste PCR ose antigjene, për tu futur në territorin e këtij vendi.


Këto rregulla vlejnë edhe për kalim TRANZIT. Pra DUHET të jeni të vaksinuar, të keni dëshmi se jeni shëruar apo të keni një test me vete.

Testi PCR nuk mund të jetë më i vjetër se 72 orë, ndërsa antigjen jo më i vjetër se 48 orë.  Këto rregulla vlejnë PËR TË GJITHË, pra jo vetëm ata që shkojnë me makina e autobusë, por edhe për shoferët e kamionëve…  Kushtet vlejnë për të gjithë, pavarësisht nënshtesësisë.

Ka vetëm dy përjashtime:
1) pa teste dhe pa karantinime në Slloveni mund të futen personat që kanë ndonjë pronë atje.
2) Teste nuk kërkohen për fëmijët e moshës nën 15 vjeç – nëse janë të shoqëruar nga prindi apo ndonjë kujdestar.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

PreshevaPRESS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

PreshevaPRESS

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon

PreshevaPRESS