Si e vlerësoi KGB’ja famëkeqe agjentin Vladimir Putin

Në arkivin qendror shtetëror të dokumenteve historike-politike në Shën Petersburg publikuan profilin e personalitetit të Vladimir Putinit të ri, të përpiluar nga shërbimi sekret sovjetik KGB.


Në arkivin qendror shtetëror të dokumenteve historike-politike në Shën Petersburg publikuan profilin e personalitetit të Vladimir Putinit të ri, të përpiluar nga shërbimi sekret sovjetik KGB, shkruan 78.ru

Në tekst thuhet se presidentit i ardhshëm i Rusisë gjendej në listat e KGB’së që nga 1975’ta.

“Gjatë punës në institucionet e sigurisë shtetërore Putin V.V. është treguar si i përkushtuar, i disiplinuar dhe punëtor i ndërgjegjshëm. Ka autoritet tek kolegët.”, përshkruhen karakteristikat.

Në dokument theksohet se Putin është mjeshtër i sporteve të BRSS’së, në xhudo.

Vladimir Putni ishte angazhuar nga KGB’ja me përfundimin e fakultetit juridik në Universitetin e Leningrad me 1975. Putin ishte me detyrë në Gjermaninë Lindore gjatë periudhës 1985-1990 në shërbimin e kundërzbulimit. Ai dha dorëheqje më 1991 nga shërbimi i sigurimit.

Dihet se Putin ishte dëshpëruar nga reagimi, apo mungesa e reagimit, gjatë rënies së murit të Berlinit më 1989 dhe më pastaj shembjes së bashkimit sovjetik. Ai kishte telefonuar në qendrën e KGB’së në ‘Lubjanka’ nga Dresden për udhëzime dhe nuk kishte gjetur askënd.

Ai para se të bëhej president i padiskutueshëm e autokrat i Rusisë, ai kishte udhëhequr edhe institucionin pasardhës të KGB’së, i njohur për mosbesimin ndaj teknologjisë ku mbledhjet i mbante në bodrumet e rrënuara, larg pajisjeve teknike.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS