Shqiptarët e Luginës të irrituar që Escobar dhe Lajcak nuk i takuan

Emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak pas vizitës që kanë realizuar në Kosovë, të enjten kanë udhëtuar drejt Beogradit. Megjithatë në Serbi gjatë ditës së enjte s’kanë takuar fare përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.


Një gjë e tillë ka nxitur reagime të shumta. Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se është për të ardhur keq që Escobar dhe Lajcak s’kanë takuar përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi.

Sinani ka thënë se është e kuptueshme se pse janë takuar me përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës, por potencon se nuk e kupton pse s’ka pasur takime me të zgjedhurit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“I kuptueshëm takimi i fundit me kryetarët e katër komunave me shumicë serbe të veriut të Kosovës, sidomos duke i marrë parasysh tensionet dhe përshkallëzimin e mundshëm të stabilitetit dhe sigurisë. Por e pakuptueshme mungesa e takimeve me të zgjedhurit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Sinani.

Ajo në fund u ka bërë thirrje dy emisarëve që t’i takojnë përfaqësuesit e zgjedhur të shqiptarëve në Serbi.

 “Prandaj, z.Escobar dhe z.Lajçak, ju ftoj që të na takoni edhe neve, të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi. Për t’na dëgjuar. Së paku”, ka shkruar Sinani.

 

Keqardhje që të nderuarit z.Gabriel Escobar dhe z.Miroslav Lajčak nuk kanë takuar ende të zgjedhurit e shqiptarëve në…

Posted by Ardita Sinani on Thursday, August 25, 2022

Ankesë për mos takimin me shqiptarë te Luginës ka pasur edhe kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi. Ai ka thënë se diskriminimi ndaj shqiptarëve po rritet derisa po integrohen në shtetin serb.

Arifi tutje ka rikujtuar se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë krijuar sisteme paralele të paligjshme duke shkelur Kushtetutën e Kosovës dhe shton se edhe përkundër kësaj ata gëzojnë privilegje dhe të drejta.

“Sa gjatë?” ka pyetur Arifi teksa ka shpërndarë një postim të Miroslav Lajcak për takimin me përfaqësuesit e Listës Serbe.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

PreshevaPRESS

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

PreshevaPRESS

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS