SHOQATA “DITURIA” NDIHMON FAMILJET NË NEVOJË

Shoqata Kulturore “DITURIA” në shërbim të familjeve me kushte të rënda sociale.

Shoqata Kulturore “DITURIA ” në Preshevë edhe gjatë këtij muaji të ramazanit u solidarizua me familjet në nevojë. Kësaj radhe ishin donatorët vendorë nga bashkatdhetarët tanë në diasporë të cilët ndihmuan disa familje me kushte të rënda sociale.

Besim Musliu me punë në Gjermani nga, fsh. Bukuroc, dhe Nevzad Shabani me punë në Zvicër nga fsh. Miratoc. Nga këta ,dy donatorë u ndihmuan 50 familje me kushte të rënda sociale. Këto paketa përmbanin gjëra ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në Komunën e Preshevës.

Është  viti  i  pestë  radhazi  që  bashkatdhetarët  tanë  ndihmojnë familjarët në Luginë të Preshevës  në  bashkëpunim  me  Sh. K. “Dituria”.

Në prag të muajit të bekuar të ramazanit shoqata në bashkëpunim me fondacionin turk “Hasene”, me seli në Keln të Gjermanisë patë shpërndarë 150 paketa ushqimore.

Sh. K. ”DITURIA”  falënderon për kontributin humanitarë bashkatdhetarët tanë që ndihmuan familjet e varfra në Luginë të Preshevës   .

ARTIKUJT E NGJASHËM

Vetëm 5 muaj pasi kërkoi fond të veçantë për Trupin Koordinues, Kamberi refuzon mirënjohjen nga ky institucion

PreshevaPRESS

Ka përfunduar procesi vlerësues i projekteve të mediave në konkursin e KKSH-së

PreshevaPRESS

Lugina e Preshevës në fokusin e Kongresit Amerikan / Kamberi: Një kapitull i ri

PreshevaPRESS