“SHKA PRESHEVA” shkëlqen në Rahovec, rrëmben dy çmime të rëndësishme

Mbrëmë, Shoqëria Kulturo-Artistike “PRESHEVA” doli në pah në festivalin mbarëkombëtar të organizuar në konakun e Rahovecit, duke u shpërblyer me dy çmime të rëndësishme.


Agim Kadriu, artisti i njohur i shoqërisë, u vlerësua si Solisti më i mirë i Festivalit, një njohje kjo për profesionalizmin, zërin e veçantë dhe përkushtimin e tij ndaj artit burimor shqiptar.

Në të njëjtën kohë, SH.K.A “PRESHEVA” zuri vendin e dytë në kategorinë e shoqërive kulturo-artistike, duke konfirmuar nivelin e lartë artistik, energjinë dhe identitetin e fuqishëm kulturor që përfaqëson në çdo skenë.

Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të anëtarëve, instrumentistëve dhe të gjithë atyre që për vite të tëra i qëndrojnë besnik traditës dhe kulturës së Luginës së Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Argjent Memeti nga Presheva bëhet pjesë e serialit “Sultan Schatz”

PreshevaPRESS

Përtej Rrëmbimit: Libri që tronditi botën, tani në shqip

PreshevaPRESS

Pas Preshevës “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” vazhdon në Ulqin

PreshevaPRESS