Shiten për 25 milionë euro veturat e djalit të diktatorit, paratë për bamirësi

Në Zvicër u shitën të gjitha veturat e djalit të ish-diktatorit të Guinea Bissau, Teodoro Obiang, 25 të tilla, për 25 milionë euro.


Obiang sundoi për 4 dekada në vendin e vogël afrikan.

Teodoro Nguema Mangue, djali i diktatorit afrikan, njëkohësisht edhe zëvendëspresident i vendit, u akuzua për pastrim parash nga autoritetet zvicerane, dhe si pasojë iu sekuestrua koleksioni i tij i makinave të luksit.

Koleksioni përfshinte modele të rralla si një Lamborghini Veneno, një model La Ferrari dhe një Koenigsegg One, ekzemplarë pothuajse unik në botë.

Lajm i mirë është edhe fakti që shuma e konsiderueshme do të shkojë në projekte bamirësie.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS