Qeveria e Serbisë me panik po shqyrton mundësinë për vendosjen e gjobave të mësha për ata që nuk respektojnë masat në fuqi për të luftuar Covid19.
Nëse ka një rritje më drastike në numrin e të infektuarve të sapoardhur në 10 ditët e ardhshme, vëmendja më serioze i kushtohet kthimit të masave kufizuese dhe futjes së masave të reja, shkruajnë mediat serbe.
Para së gjithash, masat e mbrojtjes – maska, doreza, distanca fizike, janë të detyrueshme në transportin publik dhe brenda, por edhe në kopshtet e kafeneve dhe restoranteve nëse ka më shumë se dy njerëz së bashku.
Kushdo që këmbëngul dhe refuzon maskën dhe masat e tjera të mbrojtjes, do të marrë një gjobë deri në 150,000, transmeton kurir.
Përkatësisht, Ligji për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive përcakton që qeveria mund të vendosë masa më rigoroze për të frenuar epideminë e koronavirusit nëse shpërthen përsëri. Sipas mediave, kjo do të ndodhë nëse situata përkeqësohet në dhjetë ditët e ardhshme.