Seminar në temën “Fëmijët dhe koha para ekranit” është zhvilluar në Bujanoc

Në ambientet e Kuvendit komunal të Bujanocit, të mërkuren me fillim prej orës 10:30h u zhvillua seminari “Fëmijët dhe koha para ekranit”.


Ky seminar i organizuar nga Kuvendi i Bujanocit dhe i mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkupinim Europian, mblodhi njerëz të sferave të psikologjisë dhe pedagogjisë, mbi të gjitha njerëzit që me profesion trajtojnë fëmijët.

Hapjen e seminarit e bëri kryekuvendari Enver Ramadani, ku theksoi që sot fëmijët po rrezikohen nga ekranizimi i tepërt.

Nga ana tjetër profesoresha nga Universiteti i Beogradit, theksoi që, pandemia ka rrit varshmërinë e njerëzve për ekranet në përgjëthsi, duke mos “shpëtuar” as fëmijët nga ky fenomen që tashmë po merrë masa të jashtëzakonshme.

Ajo ka folur edhe për shifrat e larta të njerëzve që sot janë drejtëpërdrejtë të prekur nga ekranizimi, e që është një rrezik shumë i madh.

Pediatrija Dr.Flora Huruglica – Halili, në prezentimin e saj ka treguar se sa mund të ndikojë negativisht ekranizmi tek fëmijët, derisa psikologia Arta Hasani – Maksuti, ka treguar për çrregullimet që mund të bartin fëmijët që rregullisht varen nga ekranizimi dhe ndikimi i tyre në çrregullimet psikologjike.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Këshilltari i Presidencës së Kosovës: Tri provokimeve në Luginë: “Veprime të planifikuara dhe të rrezikshme

PreshevaPRESS

Dokument / Shkresa zyrtare e Sinanit dërguar ministrit Daçiq për hapjen e kufirit Miratoc – Llojan

PreshevaPRESS

Sinani riaktualizon iniciativën për hapjen e pikës kufitare Miratoc–Llojan

PreshevaPRESS